Parametrat teknike të fizikës ndërtimore​

Objekti

Ndërtimi i objekteve është paraparë në parcelën kadastrale nr: P-70315016-01065-0, zona kadastrale Gllogoc, e përfshirë në kuadër të Planit Rregullues të Hollësishëm, e destinuar si “Zonë banimi me dendësi të lartë”, ZBL-U. Sipërfaqja e parcelës kadastrale është 8380 m2 dhe në këtë fazë të projektit është trajtuar Objekti 1&2. Objektet kryesisht kanë destinim afarizëm dhe banim. Në bodrum ka garazha të automjeteve të përcjellura me depo dhe hapësira të përbashkëta që ndihmojnë në komunikimin horizontal dhe vertikal më të mirë të banorëve. Në bodrum arrihet me ashensor ose shkallë të veçanta, kurse automjetet me anë të pjerrinës e cila ka lidhje direkte me rrugën. Përdhesa është me funksion afarizëm ndërsa kati I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII, VIIII, X janë kate të banimit. Katet e banimit përmbajnë 95 njësi banesore. Të gjitha njësitë e banimit kanë ndriqim të mjaftueshëm, komunikim të mirë, terasa, funksion të mirë, por edhe fleksibilitet maksimal. Të gjitha njësitë e banimit kanë qasje në shkallët evakuese, dhe kanë distanc më të vogël se 30.0 m nga bërthama e komunikimit. Në secilën etazhë janë të vendosur nga dy hidranta, alarmi kundër zjarrit, dhe oxhaku i ventilimit që aktivizohet në rast zjarri. Objektet kanë nga dy ashensor. Ashensori ka dimensionet e brendshme që mund të shfytëzohet max. nga 13 persona. Lartësia e etazheve të banimit dysheme-pllafon është rreth 280 cm. Materialet që janë projektuar për finalizime janë materiale bashkëkohore dhe të kualitetit më të lartë. Andaj ky objekt do ti ofroj të gjitha shërbimet bashëkohore për banim të klasit mesatar sipas normave europiane.

Muret e jashtme

Muret e jashtme janë nga blloqet e argjilës, të lidhura mes vete me llaq adekuat. Trashësia e mureve të jashtme është t=25 cm, që garanton komoditet termik dhe akustik. Në anën e brendshme suvatohen me llaq për të arritur nivelizimin e duhur të murit dhe përfundohet me masën glet. Nga ana e jashtme muret e fasadës vishen me fasadë demit që garanton komoditet termik dhe akustik në hapësirat banuese, gjithashtu estetikë dhe elegancë në eksterierin e objektit.

Muret e brendshme

Muret e brendshme janë muret që ndajnë njësitë e banimit në mes vete. Muratimi bëhet me blloka nga argjila të llojit gjysmë-giter të lidhura mes vete me llaq adekuat. Ndarja e njësive banesore bëhet me dy mure me dimensione 12 cm me blloka nga argjila të llojit gjysmë-giter dhe në mes tyre hapësira prej 6 cm e mbushur me material akustik që garanton komoditet akustik në njësinë banesore. Në dy anët e murit suvatimi bëhet me llaq dhe me shtresë finale glet. Ndarja e kthinave brenda njësisë së banimit arrihet përmes murit me blloqe të argjilës. Blloqet janë me dimensione 12 cm dhe të llojit gjysmë-giter.

Dysheme Laminat

Të gjitha dyshemetë e objektit janë të njësitë e banimit kryesisht janë nga laminati me trashësi 12 mm, ky lloj i dyshemesë vendoset mbi folien speciale e cila është vendosur paraprakisht mbi shtresën e estrihut.

Qeramikë

Në banjo, wc, depo, utilit dhe kuzhinë dyshemet janë nga pllakat e qeramikës të prodhuesit “VILLEROY & BOCH”. Terasat kanë dysheme nga pllakat e qeramikës të prodhuesit “VILLEROY & BOCH”.

Qeramikë

Të gjitha dyshemetë e objektit janë të përpunuara. Ato në përdhesë janë nga pllakat keramike në lokale afariste, ashtu si dhe në hyrje të objektit dyshemeja finale është nga pllakat keramike. Kjo dysheme përsëritet në të gjitha etazhat nëpër shkallë dhe korridore.

Beton

Në garazha dyshemeja është nga betoni industrial, si shtres mbi pllakën e themeleve.

Dritaret

Të gjitha dritaret janë nga profilet e PVC-së me urë termike dhe qelqin termopan (4+16+4). Profilet e dritareve janë nga prodhuesi “Gealan” dhe të kualitetit të parë. Ngjyra e profilit është e bardhë, kurse qelqi nuk ka ngjyrë. Dimensionet e dritareve janë dhënë në projektin e arkitekturës, por dimensionet e sakta maten në vend pas muratimit.

Dyert

Dyert e hyrjes nëpër njësitë e banimit janë të blinduara dhe të kualitetit të parë. Kurse dyert e brendshme janë nga mediapani i veshur me folje CPL dhe mbushje për izolim zanor. Dyert e hyrjes, të shkallëve dhe të lokaleve afariste janë të njëjta me dritaret, përveç pjesës së poshtme ku në vend të qelqit ka panel pllaka të PVC-së nga i njëjti prodhues. Dera e garazhës është nga PVC dhe konstruksioni metalik, kurse hapja bëhet në mënyrë automatike.

Ashënsoret

Komunikimi vertikal janë pjesë e bërthamës shtanguese të objektit. Komunikimi vertikal është paraparë që të ketë dy ashensorë që kanë kapacitet maksimal me nga 13 përsona secili.

Shkallët

Komunikimi vertikal (shkallët dhe ashensorët) janë pjesë e bërthamës shtanguese të objektit. Komunikimi vertikal është paraparë që të ketë dy ashensorë që kanë kapacitet maksimal me nga 13 përsona secili. Kurse shkallët janë vetëm ndihmëse, shërbejnë edhe si shkallë evakuese në raste të zjarrit sepse kalimi nga hapësira e brendshme në hapësiren e shkallëve bëhet nga një parahyrje e cila është e mbyllur.

Oxhaqet

Secila nga njësitë e banimit ka së paku një oxhak, të cilët sipas funksionimit i takojnë sistemit shunt të oxhaqeve.

Ventilimi

Ventilimi artificial është paraparë në banjo, wc, depo, utilit dhe kuzhinë. Kanalet e ventilimit bëhen me sistemin shunt për ventilim, kurse në dalje vendoset aspiratori elektrik.